Rindërtimi i Gazës mund të zgjasë 80 vjet
(last modified Sat, 19 Oct 2024 18:05:57 GMT )
Tetor 19, 2024 20:05 Europe/Tirane
  • Rindërtimi i Gazës mund të zgjasë 80 vjet

Gazës i duhen 80 vjet për të rindërtuar të gjitha shtëpitë dhe ndërtesat e shkatërruara nga Izraeli gjatë vitit të kaluar, tha një raportues i OKB-së.

Eksperti i strehimit i Kombeve të Bashkuara, Balakrishnan Rajagopal tha të shtunën se deri në janar të këtij viti, midis 60% dhe 70% e shtëpive në Gaza ishin shkatërruar.

Zonat veriore, tha ai, po përballen me një shkallë shkatërrimi edhe më të lartë se 82%.

"Situata është shumë më e keqe tani," sipas Rajagopal i cili tha se shkatërrimi në veri të Gazës tani është afër 100%.

Bombardimi i paprecedentë i regjimit izraelit ka lënë rreth 42 milionë tonë mbeturina të grumbulluara aty ku ndodheshin shtëpitë, xhamitë, shkollat ​​dhe dyqanet.

Rrënojat janë të përziera me mjete të pashpërthyera, mbetje toksike dhe materiale të tjera nga ndërtesat e shembura, tha Rajagopal, duke shtuar se ndotja e ujërave nëntokësore dhe tokësore ka arritur në një nivel katastrofik.

Ekspertët e OKB-së thonë se kostoja e rindërtimit të Gazës po rritet në mënyrë eksponenciale çdo ditë që vazhdon bombardimi i paprecedentë i këtij territori nga  regjimi sionist.