Perëndimi ka krijuar një botë plot diskriminim dhe politika të dyfishta
(last modified 2024-10-20T15:46:19+00:00 )
Tetor 20, 2024 17:46 Europe/Tirane
  • Perëndimi ka krijuar një botë plot diskriminim dhe politika të dyfishta
    Perëndimi ka krijuar një botë plot diskriminim dhe politika të dyfishta

ParsToday- Raportuesja e OKB-së kritikoi ashpër "diskriminimin dhe standardet e dyfishta" që kanë rezultuar në kufizimet dhe shtypjen e protestave dhe fjalimeve pro-palestineze në pjesë të ndryshme të botës.

Irene Khan, një eksperte e pavarur e OKB-së, kritikoi krimet e regjimit sionist dhe deklaroi se Izraeli gëzon imunitet dhe amnisti absolute. Sipas ParsToday, Irene Khan duke iu referuar shtypjes së protestave të organizuara nga mbështetësit e Palestinës në Amerikë dhe në vende evropiane, tha: "Gjatë luftës në Rripin e Gazës më shumë se çdo luftë tjetër në vitet e fundit, është kërcënuar liria e fjalës dhe gazetarët kanë qenë në shënjestër të sulmeve të ndryshme".

Kjo eksperte e OKB-s tha: "Në kohën kur platformat sociale dikur ishin një mjet shpëtimi për të komunikuar me Rripin e Gazës, tani jemi dëshmitarë të një rritje të dezinformatave, gënjeshtrave dhe gjuhës së urrejtjes në media".

Në të njëjtën kohë, Vladimir Iosiev, një ekspert ushtarak dhe një ekspert kryesor i Institutit të Komonuelthit të Kombeve "CIS" të Rusisë, duke konfirmuar politikën kontradiktore të Perëndimit në veprim dhe deklarata ndaj Azisë Perëndimore, tha: "Perëndimorët të udhëhequr nga Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndjekin një qasje të tillë, një qasje që lobi Izraelit ka një ndikim të fortë në të".

Vladimir Iosiev në vazhdim sqaroi: "Disa vende perëndimore kanë një shfaqje propagandistike në fushën e opinionit publik dhe ndonjëherë e dënojnë Izraelin me fjalë, por në realitet ata mendojnë vetëm për mbrojtjen e regjimit kriminal të Netanyahut dhe e furnizojnë këtë regjim me armë të ndryshme që i nevojiten për të vrarë civilë në Rripin e Gazës, në Liban dhe Siri".

Në shenjë proteste kundër të njëjtës praktikë të Perëndimit dhe në anën tjetër të botës, guvernatori i rajonit të Zaporizhia kritikoi zyrtarët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike se ata nuk kanë ndërmarrë masa kundër Ukrainës në granatimet e vazhdueshme të termocentralit bërthamor në këtë rajon.

Yevgeny Balitsky, guvernatori i rajonit të Zaporizhia, tha: "Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike nuk është një strukturë e pavarur, por vetëm zbaton urdhrat e të tjerëve dhe kjo është arsyeja pse ajo nuk ka identifikuar ende autorin kryesor të bombardimeve ndaj reaktorit atomik (NPP) të Zaporizhia".

Ai shtoi: "Kur pagat e stafit dhe drejtuesve të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike paguhen nga autoritetet evropiane, kjo agjenci nuk mund të jetë e pavarur".

 

Tags