Amnesty International kërkon vendosjen e embargos së armëve ndaj regjimit sionist
(last modified 2024-10-21T09:20:11+00:00 )
Tetor 21, 2024 11:20 Europe/Tirane
  • Amnesty International kërkon vendosjen e embargos së armëve ndaj regjimit sionist

Amnesty International u kërkoi vendeve evropiane të vendosin sanksione në fushën e armatimeve ndaj regjimit sionist.

Sipas rrjetit televiziv të lajmeve Al-Jazeera, Amnesty International kërkoi nga vendet evropiane të vendosin embargo në fushën e armatimeve ndaj regjimit sionist.

Nisur nga kjo, kjo organizatë aktive në fushën humanitare njoftoi: "Ne jemi dëshmitarë të faktit se pavarësisht sulmit të Izraelit ndaj Libanit dhe Gazës, vendet evropiane vazhdojnë t'i dërgojnë armatime këtij regjimi. Ne kërkojmë një bojkot të plotë ekonomik ndaj Izraelit për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut nga ana e këtij regjimi."

Në vazhdim të kësaj deklarate thuhet: "Vendet evropiane duhet të aplikojnë në mënyrë të njëanshme embargo armësh ndaj Izraelit. Këto sanksione nuk duhet të përfshijnë vetëm embargon e armëve, por duhet të sanksionohen edhe disa mallra që përdoren në zinxhirin e prodhimit të këtyre armatimeve."

Duhet përmendur se në mesin e vendeve evropiane, Gjermania luan një rol të rëndësishëm në vazhdimin e gjenocidit ndaj palestinezëve në Gaza dhe në masakrat ndaj civilëve libanezë, duke siguruar 30% të armatimeve që i nevojiten regjimit sionist.

Tags