Seuli kritikon Moskën
(last modified 2024-10-21T19:15:01+00:00 )
Tetor 21, 2024 21:15 Europe/Tirane
  • Seuli kritikon Moskën

Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut ka thirrur ambasadorin rus në Seul për të protestuar për dislokimin e trupave të Koresë së Veriut në Rusi, për t’i dërguar më pas në Ukrainë, duke u zotuar për një përgjigje të përbashkët ndërkombëtare.

Zëvendësministri i Jashtëm i Koresë së Jugut, Kim Hong-kyun, thirri në takim Georgy Zinoviev, të dërguarin rus në Seul, dhe i kërkoi tërheqjen e menjëhershme të ushtarëve të Koresë së Veriut nga Rusia, njoftoi Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut.

Kim tha se pjesëmarrja e trupave të Koresë së Jugut në luftën në Ukrainë përbën shkelje të rezolutave të Kombeve të Bashkuara dhe Kartës së OKB-së.

Po ashtu, sipas tij, kjo përbën edhe kërcënim serioz për sigurinë e Koresë së Jugut dhe shteteve të tjera.

“Ne dënojmë fuqishëm bashkëpunimin ilegal ushtarak të Koresë së Veriut me Moskën, përfshirë dislokimin e trupave në Rusi”, citohet të ketë thënë Kim, sipas Ministrisë së Jashtme.

“Ne do të përgjigjemi së bashku me komunitetin ndërkombëtar duke mobilizuar të gjitha mjetet që kemi kundër akteve që kërcënojnë interesat tona kyçe të sigurisë”, shtoi zyrtari jugkorean.

Nga ana e tij, ambasadori Zinoviev  tha se do t’ia dërgojë këtë mesazh Moskës.