Blinken në Izrael, përpjekja e fundit për armëpushim
(last modified Tue, 22 Oct 2024 18:57:33 GMT )
Tetor 22, 2024 20:57 Europe/Tirane
  • Blinken në Izrael, përpjekja e fundit për armëpushim

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u takua në Izrael me kryeministrin sionist Benjamin Netanyahu ndërsa Uashingtoni rifilloi përpjekjet për armëpushim në Gaza.

Vizita e Sekretarit Blinken vjen vetëm disa orë pasi Izraeli dhe grupi i rezistencës libaneze Hezbollah kanë vazhduar të kryejnë sulme ajrore ndaj njëri tjetrit.

Blinken gjithashtu do të takohet me ministrin izraelit të luftës Yoav Gallant dhe zyrtarë të tjerë ndërsa filloi udhëtimin njëjavor që do ta çojë atë edhe në Jordani dhe Katar.

Grupi libanez i rezistencës Hezbollah tha të martën se nuk do të ketë negociata me Izraelin ndërsa luftimet vazhdojnë.

Ky është udhëtimi i 11-të i Sekretarit Blinken në rajon që nga fillimi i luftës më 7 tetor të vitit të kaluar.

Agjencitë e lajmeve njoftojnë se kjo është përpjekja e fundit e Uashingtonit për të bindur palët të ndalojnë luftimet para zgjedhjeve presidenciale amerikane më 5 nëntor.