Gjermania rrit eksportin e armëve drejt Izraelit
(last modified Fri, 25 Oct 2024 06:24:11 GMT )
Tetor 25, 2024 08:24 Europe/Tirane
  • Gjermania rrit eksportin e armëve drejt Izraelit

Shifrat e reja tregojnë se eksportet gjermane të armëve drejt izraelit janë rritur ndjeshëm nga muaji gusht e në vazhdim, me një shifër shumë më të lartë sesa ishte raportuar më parë për vitin 2024.

Eksportet e armëve të Gjermanisë në Izrael janë shumë më të larta sesa tha qeveria gjermane, me numra të rinj që tregojnë se Berlini miratoi eksporte me vlerë 94 milionë euro vetëm në muajin gusht.

Javën e kaluar, Berlini tha se kishte miratuar 45 milionë euro eksporte armësh në Izrael për të gjithë vitin deri më 13 tetor – një shumë dukshëm më e ulët se më parë, mes thashethemeve se qeveria gjermane kishte ndaluar fare miratimin e lejeve të eksportit të armëve në Izrael.

Shifrat e reja u vunë në dispozicion në përgjigje të një pyetjeje nga një deputete e Aleancës nacionaliste të krahut të majtë, Sahra Wagenknecht (BSW), raporton Euronews.

Në vitin 2023, Gjermania ishte përgjegjëse për 47% të importeve totale të armëve konvencionale të Izraelit — e dyta pas SHBA-së — sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Ndërkombëtar i Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI).