Fytyra e regjimit izraelit në Evropë është bërë e neveritshme
(last modified Fri, 01 Nov 2024 09:11:03 GMT )
Nëntor 01, 2024 10:11 Europe/Tirane
  • Fytyra e regjimit izraelit në Evropë është bërë e neveritshme

Kanali televiziv Channel 12 i regjimit izraelit pranoi se anulimi nga Spanja i kontratës për blerjen e 15 milionë fishekëve nga një kompani sioniste tregon përkeqësimin e imazhit të Izraelit në Evropë.


Pak ditë më parë, Ministria e Brendshme e Spanjës njoftoi anulimin e kontratës për blerjen e 15 milionë fishekëve me vlerë 7 milionë euro nga kompania sioniste "Guardian Holding".

Sipas raportit të rrjetit Russia Today, Ministria e Brendshme e Spanjës njoftoi gjithashtu se kompanitë sioniste do të përjashtohen nga konkurrimi në tenderat e ardhshëm, për sa kohë që do të vazhdojë lufta.

Nga ana tjetër, kanali televiziv Channel 12 i regjimit terrorist të Izraelit raportoi se njoftimi i Madridit është bërë pas presionit të opinionit publik dhe të medias. Ky kanal televiziv sionist shpjegoi se Madridi ka penguar anijet që transportonin pajisje sigurie izraelite që të ankorohen në portet e tij dhe gjithashtu po udhëheq përpjekjet për të vendosur sanksione kundër Izraelit.

Ky kanal televiziv theksoi: "Pas publikimit të kësaj kontrate, e cila shkaktoi shtimin e kërkesës publike për shkarkimin e ministrit të Brendshëm dhe akuzimin e qeverisë spanjolle për bashkëpunim me gjenocidin në Gaza, tregon se në këtë vend mbizotëron mentaliteti anti-izraelit."

Ky kanal sionist konfirmoi se marrëdhëniet mes Izraelit dhe Spanjës janë në nivelin e tyre më të ulët në vitet e fundit. Marrëdhëniet midis Spanjës dhe Izraelit janë acaruar gjatë vitit të kaluar për shkak të luftës në Gaza dhe qëndrimit të kryeministrit socialist të Spanjës, Pedro Sanchez, i cili mori përsipër drejtimin e një delegacioni të vendeve të BE-së, që bëri thirrje për një armëpushim në Gaza pothuajse që në fillim të konfliktit.

Si kundërpërgjigje, regjimi terrorist i Izraelit thirri për konsultim ish-ambasadorin spanjoll në Tel Aviv në shenjë proteste ndaj linjës së mbështetjes për Palestinën dhe ministri i Punëve të Jashtme të këtij regjimi, Israel Katz, e akuzoi kryeministrin spanjoll se po "përqafon" Lëvizjen Hamas.