Rrezik dhune në ditën e zgjedhjeve, Washingtoni aktivizon Gardën Kombëtare
(last modified Sat, 02 Nov 2024 18:50:15 GMT )
Nëntor 02, 2024 19:50 Europe/Tirane
  • Rrezik dhune në ditën e zgjedhjeve, Washingtoni aktivizon Gardën Kombëtare

Guvernatori i shtetit të Washingtonit ka deklaruar se po aktivizon disa pjesëtarë të Gardës Kombëtare për t’i pasur në gatishmëri, pas marrjes së informacioneve dhe shqetësimeve në lidhje me mundësinë e dhunës për shkak të zgjedhjeve të vitit 2024.

Ky shtet ishte një nga dy vendet ku kutitë e votimit u dogjën më herët gjatë javës.

“Duke u bazuar në informacione të përgjithshme dhe specifike si dhe shqetësime lidhur me mundësinë e dhunës apo aktiviteteve të tjera të paligjshme të lidhura me zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2024, dua të sigurohem që jemi plotësisht të përgatitur për t’u përgjigjur”, deklaroi guvernatori i Washingtonit, Jay Inslee.

Sipas tij, qindra vota u dëmtuan ose u shkatërruan nga përdorimi i një pajisjeje djegëse në kutinë e dorëzimit të votave në qytetin e Vancouverit.

Më shumë se dy milionë qytetarë amerikanë kanë hedhur votat e tyre, sipas Laboratorit Zgjedhor në Universitetin e Floridës.

Në këto zgjedhje që do të mbahen më 5 nëntor (e martë) republikani Donald Trump do të përballet me demokraten Kamala Harris, por qarqet politike dhe mediatike amerikane kanë paralajmëruar se pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve do të ketë dhunë masive në SHBA.