Finlanda: Izraeli duhet të ndjekë urdhrat e Gjykatës së Hagës
Ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës, Elina Valtonen, njoftoi se "e gjithë popullsia" e Gazës veriore është në "rrezik të menjëhershëm vdekjeje" dhe regjimi izraelit duhet të zbatojë urdhrat e Gjykatës së Hagës.
Sipas raportit të mëngjesit të së dielës të agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, cituar nga "Al-Jazeera English", Elina Valtonen shkroi në një mesazh në rrjetin social X: "Ne i kërkojmë Izraelit të zbatojë urdhrat e përkohshëm të Gjykatës së Hagës (ICJ). Hamasi dhe grupet e tjera të armatosura palestineze duhet të lirojnë menjëherë dhe pa kushte pengjet."
Në të njëjtën kohë, Catherine Russell, drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it (Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët), paralajmëroi: "Ka raportime se më shumë se 50 fëmijë janë vrarë brenda 2 ditëve në Xhabalia, që ndodhet në veri të Gazës."
Ajo tha: "Pas sulmeve në veri të Rripit të Gazës, ne dëshmuam një javë të përgjakshme në këtë zonë."
Russell bëri thirrje gjithashtu për t'u dhënë fund sulmeve ndaj civilëve dhe punonjësve humanitarë në Rripin e Gazës.
Drejtoresha ekzekutive e UNICEF-it theksoi: "Ne kërkojmë një hetim të menjëhershëm nga Izraeli në lidhje me sulmin ndaj njërit prej punonjësve tanë."
Në muajin janar, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (Gjykata e Hagës), nëpërmjet një vendimi, deklaroi se regjimi sionist duhet të bëjë gjithçka që mundet për të parandaluar gjenocidin në Gaza dhe për të siguruar që inspektorët e OKB-së të kenë akses të papenguar në Gaza.
Në fund të majit, Gjykata e Hagës urdhëroi regjimin sionist që të ndalojë menjëherë sulmin e tij në qytetin Rafah, në jug të Gazës, një vendim të cilin regjimi sionist e injoroi.