60% e amerikanëve nuk janë të kënaqur me kandidatët në zgjedhje
(last modified Sun, 03 Nov 2024 17:19:48 GMT )
Nëntor 03, 2024 18:19 Europe/Tirane
  • 60% e amerikanëve nuk janë të kënaqur me kandidatët në zgjedhje

Shumica e votuesve amerikanë nuk janë të kënaqur me kandidatët në zgjedhjet presidenciale të këtij vendi dhe një pjesë e tyre nuk e shohin asnjërin nga 2 kandidatët që të ketë cilësitë e nevojshme për president.

Një sondazh i ri i “Ipsos” dhe “ABC Neës” tregon se 60 për qind e votuesve të mundshëm në këto zgjedhje nuk janë të kënaqur me asnjërin nga 2 kandidatët si përfaqësues të partisë Demokratike dhe Republikane dhe vetëm 38 nga votuesit potencial i konsiderojnë ata si kandidatë të favorshëm për president. Gjithashtu, numri i njerëzve që mendojnë se Kamala Harris ka cilësitë e nevojshme për presidencën e Shteteve të Bashkuara është më shumë se Trump. Gjithashtu, ky sondazh tregon se konkurrenca është shumë e ngushtë dhe opinioni i qytetarëve ndaj 2 kandidatëve kryesorë mbetet i njëjtë. Shumica e votuesve janë të pakënaqur me kandidatët presidencial.