Zelensky: Irani nuk i ka dhënë raketa Rusisë
Presidenti i Ukrainës nuk ka konfirmuar pretendimet e mediave perëndimore për dërgimin e raketave balistike iraniane në Rusi, por ka pohuar se bisedimet mes palëve po vazhdojnë dhe se kjo është shqetësuese për Ukrainën.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, duke thënë se Irani ende nuk i ka dhënë Rusisë asnjë raketë, pretendoi se "të dy vendet po bisedojnë për këtë çështje dhe kjo na shqetëson".
Më herët, agjencia Reuters dhe gazeta Wall Street Journal kanë pretenduar se zyrtarët amerikanë u kanë thënë homologëve të tyre evropianë se Irani kishte dërguar raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi në Rusi.
Këmbëngulja e Ukrainës në pretendimet e mediave perëndimore kundër Iranit në lidhje me dërgimin e raketave balistike në Rusi, ndodh ndërkohë që ditët e fundit zyrtarë iranianë dhe rusë i kanë hedhur poshtë këto pretendime.
Gjithashtu, presidenti i Ukrainës përsëriti pretendimin për dërgimin e dronëve iranianë në Rusi për përdorim në luftën në Ukrainë dhe tha se Irani gjithashtu ka lëshuar leje për t'i prodhuar ato në Rusi.
Kjo, përkundër faktit se, më herët, përfaqësia e Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara,në një qëndrim në lidhje me pretendimin për dërgimin e raketave balistike iraniane në Ukrainë ka deklaruar: "Qëndrimi i Republikës Islamike të Iranit nuk ka ndryshuar në lidhje me konfliktin në Ukrainë. Irani e konsideron çnjerëzore dërgimin e ndihmës ushtarake për palët në konflikt, gjë që shkakton përhapjen e humbjeve njerëzore dhe infrastrukturore, si dhe distancimin nga bisedimet e armëpushimit. Prandaj, jo vetëm që nuk e bën këtë, por fton edhe vendet e tjera që të ndalojnë dërgimin e armëve për palët e përfshira në konflikt."