Protesta e mbështetësve të Palestinës në ditën e zgjedhjeve amerikane
(last modified Wed, 06 Nov 2024 09:16:21 GMT )
Nëntor 06, 2024 10:16 Europe/Tirane
  • Protesta e mbështetësve të Palestinës në ditën e zgjedhjeve amerikane

Në të njëjtën kohë me mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale në SHBA, mbështetësit e Palestinës marshuan në Nju Jork për të protestuar kundër politikës së qeverisë amerikane ndaj Palestinës.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, mbështetësit e Palestinës e nisën marshimin e tyre duke u mbledhur para zyrës së Fox News në Nju Jorku dhe kjo protestë vazhdoi deri në orët e vona të natës.

Forcat e policisë amerikane, me një prani të madhe në mitingun e mbështetësve të Palestinës në Nju Jork, përdorën dhunë kundër protestuesve.

Mbështetësit e Palestinës në këtë marshim theksuan se politika e Donald Trump dhe e Kamala Harris kundër Palestinës është diçka e zakonshme dhe se që të dy janë mbështetës të Izraelit.

Mbështetësit e Palestinës vazhduan marshimin me flamuj palestinezë në duar pavarësisht pranisë së madhe të policisë dhe i vunë zjarrin flamurit të regjimit izraelit para forcave policore të Nju Jorkut, në shenjë proteste kundër heshtjes ndaj krimeve të këtij regjimi në Gaza.

Duke injoruar komunitetin ndërkombëtar dhe rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për ndalimin e menjëhershëm të luftës si dhe urdhrat e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për të marrë masa për të parandaluar veprimet gjenocidale dhe për të përmirësuar situatën katastrofike humanitare në Gaza, regjimi sionist vazhdon të kryejë krime gjenocidale kundër banorëve të Rripit të Gazës.