Elon Musk: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti
(last modified Sat, 09 Nov 2024 08:14:52 GMT )
Nëntor 09, 2024 09:14 Europe/Tirane
  • Elon Musk: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Elon Musk tha se lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti dhe se koha po mbaron për ata që përfitojnë prej saj.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, Elon Musk, aleati kryesor i presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump gjatë fushatës së tij elektorale dhe gjithashtu pronar i X, shkroi: “Vrasjet brutale në Ukrainë do të marrin fund së shpejti."

Ky postim i Mask në platformën X u publikua pasi Wall Street Journal raportoi për planet e mundshme të Trump për Ukrainën.

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së Donald Trump dhe miliarderi amerikan Elon Musk folën në telefon me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, duke sinjalizuar se Trump dhe aleatët e tij po përpiqen të ndërmjetësojnë një armëpushim midis Kievit dhe Moskës.

Kjo telefonatë dhe prania e Musk tregojnë një aspekt të të menduarit të Trump për luftën Rusi-Ukrainë se si ai do të negociojë midis Zelensky dhe presidentit rus Vladimir Putin në javët e para të administratës Trump.

Në telefonatë, Musk thuhet se i tha Zelenskyt se do të lejojë Ukrainën të përdorë satelitët e tij Starlink për qasje në internet. Këto kanë qenë vendimtare për betejën e Ukrainës kundër Rusisë dhe premtimi i Musk se Ukraina do të vazhdojë të ketë akses në të tregon se administrata Trump nuk po kërkon të ndërpresë të gjithë ndihmën ushtarake, financiare dhe teknike për Ukrainën.

Në sloganet e tij elektorale, Donald Trump ka thënë vazhdimisht se mund t'i japë fund luftës në Ukrainë dhe tani, me hyrjen e tij në Shtëpinë e Bardhë, të gjithë presin përgjigjen për këtë pyetje të paqartë.