Mbrojtja ajrore ruse rrëzon 70 dronë ukrainas
https://parstoday.ir/sq/news/world-i164644-mbrojtja_ajrore_ruse_rrëzon_70_dronë_ukrainas
Mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar 70 dronë të lëshuar nga Ukraina mbi gjashtë rajone ruse, sulmi më i madh me dron nga Kievi kundër Moskës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 10, 2024 16:23 Europe/Tirane
  • Mbrojtja ajrore ruse rrëzon 70 dronë ukrainas

Mbrojtja ajrore ruse ka rrëzuar 70 dronë të lëshuar nga Ukraina mbi gjashtë rajone ruse, sulmi më i madh me dron nga Kievi kundër Moskës.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë raportoi të dielën se gjysma e dronëve ukrainas u rrëzuan mbi Moskë.

“Midis orës 7:00 dhe 10:00 të mëngjesit me orën e Moskës më 10 nëntor, u pengua një përpjekje e regjimit të Kievit për të kryer një sulm terrorist kundër objekteve në tokën ruse duke përdorur dronë me krahë fiks”, tha ministria ruse e Mbrojtjes.

"Forcat e mbrojtjes ajrore në detyrë interceptuan dhe shkatërruan 70 dronë të Ukrainës, duke përfshirë 34 mbi Rajonin e Moskës, 14 mbi Rajonin Bryansk, shtatë mbi Rajonin Oryol, shtatë mbi Rajonin Kaluga, gjashtë mbi Rajonin e Kurskut dhe dy mbi Rajoni e Tulës”, shtoi ministria.

Një grua u plagos dhe një aeroport i Moskës u mbyll përkohësisht për shkak të sulmit me dron të Ukrainës. Kryebashkiaku i Moskës Sergey Sobyanin tha se askush nuk u lëndua në Moskë.

Sulmi erdhi ndërsa trupat ruse vazhduan të arrinin fitore në rajonin Donbas të Ukrainës lindore, duke kapur një fshat tjetër në Donetsk.

Forcat e Armatosura ruse kanë çliruar fshatin Volchenka në Donetsk, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.