Ukraina mohon planet për të prodhuar armë bërthamore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i164760-ukraina_mohon_planet_për_të_prodhuar_armë_bërthamore
Në një deklaratë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës mohoi çdo planifikim dhe përpjekje për të prodhuar apo përvetësuar armë bërthamore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 14, 2024 06:49 Europe/Tirane
  • Ukraina mohon planet për të prodhuar armë bërthamore

Në një deklaratë, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës mohoi çdo planifikim dhe përpjekje për të prodhuar apo përvetësuar armë bërthamore.

Sipas portalit "Ukraine Info", zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës mohoi raportet e mediave se nëse Amerika redukton mbështetjen e saj ushtarake për Kievin, Ukraina do të jetë në gjendje të prodhojë vetë një bombë bërthamore.

Heorhii Tykhyi shkroi në një mesazh në rrjetin e tij social X (ish-Twitter): "Ukraina i përmbahet Traktatit për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore (NPT)."

Ai vijoi duke theksuar se Ukraina nuk posedon armë bërthamore, nuk i zhvillon ato dhe nuk synon t'i posedojë ato dhe tha: "Kievi bashkëpunon ngushtë me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe kjo agjenci monitoron plotësisht objektet dhe aktivitetet bërthamore të vendit."

Sipas portalit "Ukraine Info", gazeta "The Times", kohët e fundit raportoi në një raport të bazuar mbi një memo që i atribuohet Ministrisë së Mbrojtjes së Ukrainës se Kievi mund të zhvillonte shpejt një armë primare plutoniumi, duke përdorur teknologji të ngjashme me bombën bërthamore "Fat Man", që u lëshua mbi qytetin Nagasaki në ditët e fundit të Luftës së Dytë Botërore (1945).

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy kishte njoftuar më herët në një takim me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, se Kievi nuk ka ndërmend të ringjallë arsenalin e tij bërthamor.