Bashkimi Evropian shqyrton pezullimin e bisedimeve politike me regjimin sionist
Burime diplomatike në Bashkimin Evropian njoftuan se Josep Borrell, zyrtari i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, ka paraqitur një plan për të pezulluar bisedimet politike me regjimin sionist.
Sipas rrjetit televiziv Al-Jazeera, këto burime theksuan se Borrell beson se ka shenja të shkeljes së të drejtave të njeriut dhe të ligjeve ndërkombëtare nga regjimi sionist.
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të diskutojnë të hënën e ardhshme pezullimin e bisedimeve politike me regjimin sionist.
Burime diplomatike evropiane thanë se propozimi për të pezulluar bisedimet politike me regjimin sionist është një sinjal i rrezikshëm në lidhje me pikëpamjen e BE-së në lidhje me sjelljet e Izraelit.
Në të njëjtën kohë, edhe gazeta në gjuhën hebraike “Israel HaYom” njoftoi më herët se Bashkimi Evropian po përpiqet të ulë nivelin e marrëdhënieve me regjimin sionist për shkak të shkeljes së të drejtave të njeriut gjatë gjenocidit në Gaza.
Zyrtari i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Borrell, dënoi të martën planin djallëzor të regjimit sionist për të aneksuar Bregun Perëndimor.
Borrell njoftoi në një deklaratë: "Deklaratat e ministrit izraelit të financave Bezalel Smotrich për ushtrimin e sovranitetit në Bregun Perëndimor, dënohen pa dyshim.
Më herët, ambasadori gjerman në territoret e pushtuara, Steffen Seibert, kishte dënuar gjithashtu deklaratën e ministrit të Financave të regjimit sionist, Smotrich, për aneksimin e Bregut Perëndimore në territoret e pushtuara.
Seibert, në një mesazh në rrjetin social X (ish-Twitter) shkroi se qeveria e vendit të tij e dënon këtë njoftim dhe e shpall atë kërcënim për stabilitetin e të gjithë rajonit.