ICC lëshon urdhra arresti për Netanyahun dhe Gallant për krime lufte
(last modified Thu, 21 Nov 2024 16:34:43 GMT )
Nëntor 21, 2024 17:34 Europe/Tirane
  • ICC lëshon urdhra arresti për Netanyahun dhe Gallant për krime lufte

Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka lëshuar urdhër-arreste për kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e tij të çështjeve ushtarake Yoav Gallant për krime lufte kundër palestinezëve në Rripin e Gazës.

Dhoma e Procedurës Paraprake i lëshoi ​​urdhër arrestet për Netanyahun dhe Gallant për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte të kryera të paktën nga 8 tetori 2023 deri më 20 maj 2024, ditën kur Prokuroria dorëzoi kërkesat për urdhër-arrest.  Është hera e parë në historinë 22-vjeçare të gjykatës që ka lëshuar urdhër-arreste për zyrtarë të lartë të aleatëve perëndimor.

Në deklaratën e saj, Dhoma Paragjyqësore e ICC-së, një panel prej tre gjyqtarësh, tha se ka refuzuar ankesat e Izraelit që kundërshtojnë juridiksionin e tij. Dhoma tha se ka vendosur të lëshojë urdhër-arrestet sepse "sjellja e ngjashme me atë të trajtuar në urdhërarrest duket se vazhdon ende", duke iu referuar sulmit të vazhdueshëm të Izraelit në Gaza.

Netanyahu dhe Gallant, deklaroi Dhoma, secili mban përgjegjësi penale për  përdorimin e urisë si një metodë lufte,  krimet kundër njerëzimit me vrasje, persekutime dhe akte të tjera çnjerëzore, si dhe drejtimin e qëllimshëm të një sulmi kundër popullatës civile.

Të 124 shtetet që nënshkruan Statutin e Romës, traktatin që themeloi gjykatën, tani janë nën detyrimin për të arrestuar personat e kërkuar dhe për t'ia dorëzuar GJNP-së në Hagë. Gjykata mbështetet në bashkëpunimin e shteteve anëtare për arrestimin dhe dorëzimin e të dyshuarve. Ministri i Jashtëm i Holandës tha se vendi i tij ishte i përgatitur për të zbatuar urdhëresat ndërsa 93 vende përsëritën më parë mbështetjen e tyre për ICC. Triestino Mariniello, një avokat që përfaqëson viktimat palestineze në ICC, i quajti urdhrat një vendim historik.

Ai vuri në dukje se gjykata kishte duruar presione, kërcënime me sanksione nga qeveria amerikane, por megjithatë veproi. Siç pritej, regjimi i Tel Aviv-it i hodhi poshtë vendimet, me ministrin e tij të sigurisë Itamar Ben Gvir që i quajti urdhër-arrestet anti-semite deri në fund. ICC tha se pranimi i juridiksionit të gjykatës nga Izraeli nuk ishte e nevojshme. Izraeli dhe aleati i tij kryesor, Shtetet e Bashkuara, nuk janë anëtarë të gjykatës. Izraeli nisi sulmin e tij të përgjakshëm në Gaza më 7 tetor 2023. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, deri më tani, ai ka vrarë të paktën 43,985 palestinezë, kryesisht gra dhe fëmijë, dhe ka plagosur 104,092 të tjerë. Izraeli përballet në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (ICJ)me një çështje gjenocidi të udhëhequr nga Afrika e Jugut.