Zelensky bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajrore
https://parstoday.ir/sq/news/world-i165100-zelensky_bën_thirrje_për_forcimin_e_mbrojtjes_ajrore
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të dielën se Ukraina duhet të forcojë mbrojtjen e saj ajrore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 24, 2024 16:33 Europe/Tirane
  • Zelensky bën thirrje për forcimin e mbrojtjes ajrore

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të dielën se Ukraina duhet të forcojë mbrojtjen e saj ajrore.

“Sirenat a alarmit kanë ushtuar pothuajse çdo ditë në të gjithë Ukrainën këtë javë”, tha Presidenti Zelensky në rrjetin Telegram.

Gjatë javës së kaluar Rusia përdori më shumë se 800 bomba ajrore, rreth 460 dronë sulmues dhe më shumë se 20 raketa të llojeve të ndryshme, shtoi Zelenskiy.

Ndërkohë, dy raketa ukrainase dhe 27 dronë u shkatërruan mbi rajonin Kursk të Rusisë, tha të dielën guvernatori i rajonit që kufizohet me Ukrainën.

Ukraina ka humbur mbi 40 për qind të territorit në rajonin rus të Kurskut, të cilin e pushtoi gjatë një sulmi të papritur në muajin gusht.

Ndërkohë, hetuesit ukrainas po studiojnë mbetjet e një rakete të re balistike ruse me rreze të mesme veprimi që goditi qytetin e Dnipro të enjten, hera e parë që një armë kaq e fuqishme përdoret në luftë.

Rusia thotë se raketa Oreshnik nuk mund të asgjësohet nga mbrojtja ajrore e asnjë vendi. Ukraina ka thënë se raketa arriti një shpejtësi maksimale prej më shumë se 13,000 kilometra në orë përpara se të godiste qytetin Dnipro të enjten.

Kremlini ka thënë se goditi një objektiv ushtarak ukrainas në Dnipro në përgjigje të sulmeve të Kievit ndaj Rusisë me raketa amerikane dhe britanike.