Al-Jazeera krahason Netanyahun me vrasësit e Srebrenicës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i165116-al_jazeera_krahason_netanyahun_me_vrasësit_e_srebrenicës
Rrjeti televiziv "Al-Jazeera" e konsideroi lëshimin e urdhër-arresteve për autoritetet izraelite për krime lufte në Gaza si risjellje në kujtesë të lëshimit të urdhër-arresteve për vrasësit e Srebrenicës në ish-Jugosllavi.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 25, 2024 07:38 Europe/Tirane
  • Al-Jazeera krahason Netanyahun me vrasësit e Srebrenicës

Rrjeti televiziv "Al-Jazeera" e konsideroi lëshimin e urdhër-arresteve për autoritetet izraelite për krime lufte në Gaza si risjellje në kujtesë të lëshimit të urdhër-arresteve për vrasësit e Srebrenicës në ish-Jugosllavi.

Në një raport të titulluar "Izraeli dhe mbështetësit e tij nuk mund të shkelin ligjin", rrjeti televiziv Al-Jazeera shkroi: "Pretendimet e mbështetësve të Izraelit kundër Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë nuk kanë asnjë bazë morale dhe ligjore, dhe pretendimi i mbrojtjes legjitime nuk e justifikon vrasjen e civilëve."

Al-Jazeera risolli në kujtesë dënimin e ish-zyrtarëve të Jugosllavisë në gjykatat ndërkombëtare dhe shkroi: "Të dhënat e disponuara nga gjykatat ndërkombëtare tregojnë se mbrojtja legjitime nuk mund të justifikojë shkeljet e të drejtave të njeriut."

Në fund, Al-Jazeera kujtoi përgjegjësinë e fuqive botërore, veçanërisht të Amerikës, përballë krimeve të regjimit pushtues dhe shtoi: "Amerika mund të mbështesë krimet e pambrojtshme të Izraelit dhe të dobësojë themelet ligjore të rendit botëror, ose përndryshe duke mbështetur veprimet ligjore të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, të tregojë përgjegjshmëri përballë krimeve të kryera në Gaza."

Të enjten, Gjykata Penale Ndërkombëtare lëshoi urdhrin e arrestit për kryeministrin e regjimit sionist, Benjamin Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes së këtij regjimi, Yoav Gallant, me akuzën e kryerjes së krimeve të luftës, të krimeve kundër njerëzimit dhe të përdorimit të urisë (uritjes së qëllimshme të popullit të Gazës) si armë.