Rusia sulmon 17 rajone të Ukrainës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i165170-rusia_sulmon_17_rajone_të_ukrainës
Rusia lëshoi gjatë natës 188 dronë kundër 17 rajoneve të Ukrainës, njoftuan të martën zyrtarë të forcave ajrore ukrainase. Ata thanë se ky zhvillim shënoi një rekord për nga numri i dronëve të përdorur në një sulm të vetëm.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 26, 2024 16:25 Europe/Tirane
  • Rusia sulmon 17 rajone të Ukrainës

Rusia lëshoi gjatë natës 188 dronë kundër 17 rajoneve të Ukrainës, njoftuan të martën zyrtarë të forcave ajrore ukrainase. Ata thanë se ky zhvillim shënoi një rekord për nga numri i dronëve të përdorur në një sulm të vetëm.

Shumica e dronëve u interceptuan, por të tjerë dëmtuan ndërtesa banimi dhe infrastrukturë thelbësore, si rrjetin kombëtar të energjisë elektrike. Zyrtarët ukrainas nuk kanë njoftuar deri tani për viktima.

Që nga mesi i këtij viti Rusia ka goditur zonat civile të Ukrainës me sulme gjithnjë e më të rënda me dronë, raketa e bomba.

Moska ka ruajtur kryesisht epërsinë në fushën e betejës dhe ka shënuar përparime të rëndësishme taktike në rajonin lindor të Donetskut, sipas analistëve ushtarakë perëndimorë.

Përparimi rus po kërcënon rrugët e rëndësishme të furnizimit në Donetsk

Ukraina përballet me një dimër të vështirë, me pasiguri mbi furnizimin me energji elektrike mes sulmeve ruse në vazhdim e mbi mbështetjen amerikane pasi Presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë detyrën në janar.

Alarmet për sulme ajrore gjatë natës në rajonin e Kievit zgjatën më shumë se shtatë orë. Rusia po përpiqet të dobësojë vullnetin e banorëve civilë për të rezistuar pas rreth 3 vitesh luftë.

Ministria ruse e Mbrojtjes tha të martën se forcat e saj shkatërruan 39 dronë ukrainas gjatë natës mbi rajonet ruse pranë kufirit me Ukrainën.