Uashingtoni i pakënaqur me qëndrimin e Turqisë ndaj Hamasit
https://parstoday.ir/sq/news/world-i165174-uashingtoni_i_pakënaqur_me_qëndrimin_e_turqisë_ndaj_hamasit
Katari tha në fillim të këtij muaji se udhëheqësit politikë të Hamasit janë larguar nga territori i tij dhe disa prej tyre kanë shkuar në Turqi.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Nëntor 26, 2024 20:00 Europe/Tirane
  • Uashingtoni i pakënaqur me qëndrimin e Turqisë ndaj Hamasit

Katari tha në fillim të këtij muaji se udhëheqësit politikë të Hamasit janë larguar nga territori i tij dhe disa prej tyre kanë shkuar në Turqi.

Uashingtoni shprehu shqetësim për këtë zhvillim dhe paralajmëroi qeverinë turke që të mos u jepte atyre strehim.

Katari u tërhoq nga ndërmjetësimi midis Hamasit dhe Izraelit në fillim të këtij muaji dhe njoftoi se përfaqësuesit e grupit militant ishin larguar nga territori i tij.

Uashingtoni paralajmëroi Turqinë që të mos u ofronte strehë udhëheqësve të Hamasit.

Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan ka thënë se nuk ka plane që Hamasi të hapë një zyrë politike në Turqi, por Ankaraja këmbëngul se do të vazhdojë politikën e saj të angazhimit dhe pritjes së anëtarëve të Hamasit.

Izraelitët e kanë vlerësuar Presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump si një mbështetës të vendosur i Izraelit, duke bërë që disa analistë në Turqi të paralajmërojnë se lidhjet me Hamasin rrezikojnë të shndërrohen në një minus për Turqinë dhe një arsye për tensione me administratën e re amerikane.