Rusia dëbon diplomatin britanik me akuzën e spiunazhit
Të martën, Rusia dëboi një diplomat britanik me akuza për spiunazh dhe e paralajmëroi Londrën se Moska nuk do të tolerojë aktivitetet e oficerëve të inteligjencës në tokën e saj.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, duke cituar agjencinë francize të lajmeve AFP, pasi Shërbimi Federal i Sigurisë Ruse (FSB) njoftoi identifikimin e një spiuni britanik, Ministria e Punëve të Jashtme të këtij vendi thirri ambasadorin britanik në Moskë, Nigel Casey.
Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë njoftoi se diplomati në fjalë është Sekretari i Dytë i Ambasadës Britanike dhe se ai është angazhuar në “aktivitete inteligjente (spiunazhi) dhe subversive dhe ka kërcënuar sigurinë e Federatës Ruse”.
Gjithashtu, Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë me anë të një deklarate njoftoi se do të anulojë letrat kredenciale dhe vizën e këtij diplomati britanik dhe do ta dëbojë atë, duke shtuar: "Ne nuk do të tolerojmë në tokën tonë aktivitetet e oficerëve të inteligjencës britanike të paprezantuar."
Anglia e hodhi poshtë pretendimin e Rusisë dhe tha se do t'i përgjigjet kësaj lëvizjeje të Moskës.
Një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme Britanike deklaroi: "Kjo nuk është hera e parë që Rusia bën akuza të pabaza dhe të dëmshme ndaj punonjësve tanë. Ne do të përgjigjemi në mënyrën e duhur."
Ky tension diplomatik midis Londrës dhe Moskës ndodhi një javë pasi Anglia lejoi Ukrainën të përdorte raketat e saj me rreze të gjatë veprimi kundër tokës ruse.
Vitet e fundit, Londra dhe Moska kanë akuzuar vazhdimisht diplomatët e njëri-tjetrit për spiunazh dhe i kanë dëbuar ata.