Biden fali të birin!
(last modified Mon, 02 Dec 2024 08:48:45 GMT )
Dhjetor 02, 2024 09:48 Europe/Tirane
  • Biden fali të birin!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përmes një deklarate njoftoi se fali djalin e tij, Hunter Biden, i cili u shpall fajtor në tre çështje penale.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, presidenti amerikan Joe Biden të dielën, në kundërshtim me premtimet e tij të kaluara, fali djalin e tij, Hunter Biden, nga akuzat për shmangie taksash dhe pronësi të armëve.

Sipas rrjetit televiziv “France 24”, presidenti demokrat i Shteteve të Bashkuara të Amerikës kishte thënë më herët se nuk do ta falte djalin e tij dhe as do t’ia zvogëlonte dënimin, pasi u dënua për dy raste në shtetet Delaware dhe Kaliforni.

Lëvizja vjen disa javë përpara se të fillojë gjyqi i Hunter Biden për akuzat për posedim armësh pa leje dhe shmangie taksash dhe më pak se dy muaj përpara se presidenti i sapozgjedhur Donald Trump të rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.

Lëvizja e Bidenit i jep fund një beteje ligjore të gjatë për djalin e tij.

Hunter njoftoi në dhjetor të vitit 2020, një muaj pas fitores së të atit Joe Biden, se ai ishte nën hetim federal.

Në qershor, ndërsa Hunter ishte në gjyq në shtetin Delaware për posedim të paligjshëm të armëve, Biden refuzoi të falte ose të zbuste dënimin e djalit të tij në një intervistë me rrjetin ABC.

Më parë, Hunter Biden, djali i presidentit aktual demokrat të SHBA-së, Joe Biden, deklaroi se është i gatshëm të pranojë fajin në rastin e evazionit fiskal për të shmangur gjykimin.

Hunter Biden, 54 vjeç, akuzohet se nuk ka paguar 1.4 milionë dollarë taksa gjatë dekadës së kaluar dhe, në vend të kësaj, i ka shpenzuar paratë për luks dhe përdorim të drogës.