Putin: Tregtia me Iranin po rritet
(last modified Wed, 04 Dec 2024 19:01:20 GMT )
Dhjetor 04, 2024 20:01 Europe/Tirane
  • Putin: Tregtia me Iranin po rritet

Presidenti i Rusisë tha: Marrëdhëniet tona tregtare dhe ekonomike me Iranin janë të qëndrueshme dhe të besueshme dhe patjetër do të shohim një rritje të vëllimit të tregtisë midis dy vendeve këtë vit.

Sipas raportit të Rianovosti, Vladimir Putin sot në forumin e investimeve të VTB Bank tha: Ne kemi projekte të mira dhe të mëdha me Iranin në fushën e logjistikës, energjisë, bashkëpunimit industrial, si dhe bashkëpunimit të sigurisë.

Duke iu referuar bashkëpunimit me Iranin në fushën e transportit, presidenti i Rusisë tha gjithashtu: Korridori Veri-Jug është aktualisht në funksion dhe vëllimi i transportit përmes këtij korridori po rritet vazhdimisht.

Sa i përket kërkesës së Iranit për anëtarësim në Bashkimin Ekonomik Euroaziatik, Putin tha: Moska mirëpret dëshirën e Teheranit për të bashkëvepruar më shumë me këtë union.

Ai gjithashtu përshëndeti dëshirën e Iranit për të forcuar bashkëpunimin me Bashkimin Ekonomik Euroaziatik dhe tha se shpreson që një marrëveshje gjithëpërfshirëse e bashkëpunimit strategjik midis Teheranit dhe Moskës do të nënshkruhet gjatë vizitës së ardhshme të Presidentit të Iranit Masoud Pezeshkian në Rusi.