Evropa është e vendosur të mbështesë Ukrainën
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës të mërkurën, pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, theksoi përkushtimin e Këshillit për të mbështetur Kievin.
Sipas raportit të IRNA, te enjten Alain Berset shkroi në një mesazh në rrjetet sociale X pas takimit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Kiev: "Këshilli i Evropës (COE) vazhdon të mbështesë Ukrainën në luftën e saj për liri dhe BE është e përkushtuar per te ardhmen evropiane dhe demokratike te Ukraines”.
Ai shtoi: "Zelensky pranoi se mbështetja e Këshillit të Evropës është thelbësore në sigurimin e llogaridhënies dhe kompensimit."
Zelensky, nga ana tjetër, shprehu kënaqësinë e tij për mbështetjen e Këshillit Evropian për Kievin.
Ai shkroi në X: "Ne diskutuam nevojën e krijimit të një gjykate speciale për të hetuar krimet ruse në këtë pushtim, sepse është shumë e rëndësishme që kriminelët rusë të luftës të mbajnë përgjegjësi."
Një tjetër “çështje kyçe” është lirimi i të burgosurve dhe kthimi i fëmijëve ukrainas që u transportuan ilegalisht nga Rusia, shtoi presidenti ukrainas.
Zelensky deklaroi: Ne vlerësojmë rolin e Këshillit të Evropës në krijimin e një mekanizmi ndërkombëtar kompensimi. Ukraina mezi pret krijimin e Komisionit të Kërkesave dhe Fondit të Reparacioneve dhe është mbështetur në udhëheqjen e Këshillit të Evropës në këtë proces.