Zelensky takohet me Trump në Paris
https://parstoday.ir/sq/news/world-i165538-zelensky_takohet_me_trump_në_paris
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të shtunën mbërriti në Pallatin Elysee për t'u takuar me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, në një përpjekje për të rifituar mbështetjen e Uashingtonit për Kievin në luftën e tij me Rusinë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 08, 2024 08:03 Europe/Tirane
  • Zelensky takohet me Trump në Paris

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të shtunën mbërriti në Pallatin Elysee për t'u takuar me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, në një përpjekje për të rifituar mbështetjen e Uashingtonit për Kievin në luftën e tij me Rusinë.

Sipas raportit të IRNA, "Washington Post" shkruan se kjo është biseda e parë ballë për ballë midis Trump dhe Zelensky , që kur Trump fitoi zgjedhjet dhe bëri fushatë për të kufizuar ndihmën e SHBA për Ukrainën. Presidenti francez Emmanuel Macron ndërmjetësoi takimin në margjinat e rihapjes së Katedrales Notre Dame, ku liderët botërorë ishin mbledhur për të përkujtuar këtë ikonë kulturore. Prezenca e Trump tregon se ai po ndryshon politikën e jashtme të SHBA-së ndërkohë që ka më shumë se një muaj deri në inaugurimin e tij. Një zyrtar ukrainas, i cili nuk donte të identifikohej, tha: Ky takim ishte konstruktiv dhe pozitiv dhe ne të gjithë duam t'i japim fund kësaj lufte sa më shpejt që të jetë e mundur. Ai tha: “Është e rëndësishme të merren vendime të guximshme dhe të sigurohet një paqe reale dhe e drejtë dhe ne i jemi mirënjohës presidentit Trump të SHBA për vendosmërinë e tij dhe presidentit francez Macron për organizimin e këtij takimi”. Takimi në Pallatin Elysee ishte një mundësi që Macron të paraqitej si personi me më ndikim tek Trump në Evropë. Ndërkohë, liderët perëndimorë janë të shqetësuar se presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara do të braktisë angazhimet kryesore të këtij vendi. Ukraina ka nevojë për miliarda dollarë mbështetje ekonomike dhe ushtarake çdo muaj për të vazhduar përballjen me Rusinë dhe administrata e presidentit amerikan Joe Biden në javët e fundit ka hequr kufizimet dhe ka rritur ndihmën e saj. Trump ka thënë se synon t'i japë fund luftës dhe ka kritikuar shpenzimet e tepërta të Shteteve të Bashkuara në konflikt.