Trump bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i165572-trump_bëri_thirrje_për_një_armëpushim_të_menjëhershëm_në_ukrainë
Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, pas takimit të tij me presidentët Zelensky dhe Macron në Paris, në një mesazh bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 09, 2024 06:52 Europe/Tirane
  • Trump bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump, pas takimit të tij me presidentët Zelensky dhe Macron në Paris, në një mesazh bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Donald Trump të dielën pas takimit me Zelensky në Paris përmendi rënien e presidentit sirian Bashar al-Asad dhe bëri thirrje për një "armëpushim të menjëhershëm" në Ukrainë.

Trump përmes këtij mesazhi në rrjetet sociale tha: “Asad është zhdukur dhe Rusia nuk është e interesuar të jetë në Siri për shkak të Ukrainës, sepse rreth 60,000 ushtarë të Moskës janë vrarë ose plagosur në luftë. Kjo luftë nuk duhet të kishte filluar kurrë."

Mesazhi i presidentit të zgjedhur Trump u publikua disa orë pasi ai u takua me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentin francez Emmanuel Macron në Paris gjatë vizitës së tij në këtë vend për të vizituar rihapjen e Katedrales Notre Dame.

Duke iu referuar humbjes së qindra mijëra ushtarëve dhe civilëve ukrainas që nga fillimi i luftës, Trump theksoi se Zelensky është gjithashtu i gatshëm që të bëjë një marrëveshje.

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka shkruar në mesazhin e tij: "Armëpushimi duhet të vendoset menjëherë dhe duhet të fillojnë negociatat.  Nëse lufta vazhdon, shumë familje do të humbasin jetë. Nëse lufta vazhdon, ajo mund të kthehet në diçka shumë më të madhe dhe më të keqe. E njoh mirë Vladimirin. Kjo është koha e tij për të vepruar.  Kina mund të ndihmojë. Bota po pret!"