Macron emëron kryeministrin e ri të Francës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i165742-macron_emëron_kryeministrin_e_ri_të_francës
Presidenti francez Emmanuel Macron ka emëruar politikanin e moderuar 73-vjeçar François Bayrou si kryeministër të ri të këtij vendi dhe e ka ngarkuar atë të formojë kabinetin e ri qeveritar.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 14, 2024 10:26 Europe/Tirane
  • Macron emëron kryeministrin e ri të Francës

Presidenti francez Emmanuel Macron ka emëruar politikanin e moderuar 73-vjeçar François Bayrou si kryeministër të ri të këtij vendi dhe e ka ngarkuar atë të formojë kabinetin e ri qeveritar.

Sipas raportimit të së premtes të agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, cituar nga rrjeti Euronews, ish-kryeministri i Francës, Michel Barnier, u shkarkua më 4 dhjetor nga deputetët e parlamentit të vendit dhe kriza politike në këtë vend evropian u intensifikua së tepërmi.

Të dy fraksionet, ai i krahut të djathtë dhe ai i krahut të majtë të Francës njoftuan se kryeministri Michel Barnier nuk i dëgjoi kërkesat e tyre në lidhje me buxhetin e vendit për vitin e ardhshëm.

Bayrou konsiderohet si një nga politikanët e afërt me presidentin Macron.

Që nga rizgjedhja e Emmanuel Macron si president i Francës në prill 2022, Bayrou është kryeministri i katërt që emërohet për të formuar kabinetin qeveritar.

François Bayrou, kreu i partisë “MoDem”, e cila për shumë vite konsiderohej si partia e tretë në hapësirën politike franceze, më parë punonte si kryetar i bashkisë së qytetit Po (Pau).