Parlamenti gjerman tërheq votëbesimin për qeverinë e Schultz
(last modified Tue, 17 Dec 2024 07:19:55 GMT )
Dhjetor 17, 2024 08:19 Europe/Tirane
  • Parlamenti gjerman tërheq votëbesimin për qeverinë e Schultz

Kancelari gjerman humbi votëbesimin e parlamentit të vendit të tij dhe për këtë arsye u hap rruga për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në këtë vend.

Sipas   IRNA nga Reuters, Parlamenti gjerman votoi dje mocionin e mosbesimit ndaj qeverisë së Olaf Schultz-it, duke i hapur rrugën shpërbërjes së qeverisë aktuale gjermane dhe mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme më 23 shkurt. Reuters shkruan: Koalicioni trepartiak i Schultz-it u shemb muajin e kaluar pasi Gjermania u përball me një krizë të thellë ekonomike. Më herët, botimi amerikan Politico teksa parashikonte shpërbërjen e qeverisë gjermane shkruante: Nëse Schultz humbet votën, ai do t'i propozojë presidentit gjerman Frank-Walter Steinmeier që të shpërndajë parlamentin të hënën. Schultz dhe qeveria e tij e pakicës, e cila përfshin socialdemokratët e qendrës së majtë dhe të Gjelbërit, do të qëndrojnë në pushtet deri në mbajtjen e zgjedhjeve. Por ata nuk mund të miratojnë një ligj në parlament derisa parlamenti i ri të marrë detyrën. Edhe botimi anglez The Economist parashikoi se në zgjedhjet e parakohshme gjermane do të fitojë partia Kristian Demokrate. Economist paqen e Rusisë me Ukrainën, pjesëmarrjen e Berlinit në rindërtimin e këtij vendi dhe dhënien e garancive të sigurisë për Kievin i vlerësoi si sfida të qeverisë së re dhe shkroi:  Edhe nëse mbështet Ukrainën, qeveria e re gjermane do të shmangë pranimin e financimit të projekteve të përbashkëta të mbrojtjes së BE-së.