Amerika rrëzon një avion luftarak të sajin në Detin e Kuq
https://parstoday.ir/sq/news/world-i166002-amerika_rrëzon_një_avion_luftarak_të_sajin_në_detin_e_kuq
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (CENTCOM), në një deklaratë njoftoi se një nga avionët e saj luftarakë u qëllua nga zjarri i hapur nga vetë forcat amerikane mbi Detin e Kuq.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 22, 2024 10:03 Europe/Tirane
  • Amerika rrëzon një avion luftarak të sajin në Detin e Kuq

Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (CENTCOM), në një deklaratë njoftoi se një nga avionët e saj luftarakë u qëllua nga zjarri i hapur nga vetë forcat amerikane mbi Detin e Kuq.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, në deklaratën e CENTCOM thuhet: "Një avion F/A-18 F Super Hornet, i cili u nis nga aeroplanmbajtësja Harry S. Truman, u shënjestrua dhe u rrëzua nga kryqëzori me raketa Gettysburg, i cili kishte për detyrë të shoqëronte këtë aeroplanmbajtëse. Gjatë rrëzimit të këtij avioni, të dy pilotët kanë arritur të dalin nga kabina, ndërkohë që njëri prej tyre ka pësuar lëndime të lehta."

Në këtë deklaratë, CENTCOM theksoi se është duke hetuar ngjarjen se si ka ndodhur ky gabim nga ana e kryqëzorit raketor Gettysburg.

Aeroplanmbajtësja "USS Harry S. Truman" aktualisht po operon në rajon për shkak të përshkallëzimit të tensioneve pranë Jemenit dhe operacioneve të vazhdueshme të sigurisë detare.

Sipas qendrës amerikane, aktualisht po punohet për të përcaktuar se si ka ndodhur kjo ngjarje dhe për t'u siguruar që ajo të mos përsëritet më.

Provokimet e ushtrisë amerikane në rajon po ndodhin ndërkohë që pas luftës në Gaza dhe pas mbështetjes së plotë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të tjerë për regjimin sionist dhe për veprimet e tij të verbëra ushtarake në këtë luftë, ushtria jemenase ka shënjestruar me sulme me raketa dhe dronë anijet e lidhura me regjimin sionist në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit.

Jemeni ka thënë se këto masa hakmarrëse do të vazhdojnë derisa të ndalen sulmet e regjimit sionist dhe mbështetja ndaj tij.

Së fundmi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe kanë kryer sulme agresive në territorin e Jemenit me pretekstin e ndalimit të sulmeve të ushtrisë jemenase në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit, të cilat, sipas tyre, kishin për qëllim objektet dhe bazat ushtarake të Ansarullahut.