Pse urrehet nga myslimanët dokumenti i qeverisë amerikane "Lufta kundër Islamofobisë"?
-
Pse urrehet nga myslimanët dokumenti i qeverisë amerikane \"Lufta kundër Islamofobisë\"?
ParsToday - Qeveria Biden publikoi së fundmi një dokument të çuditshëm të titulluar "Udhëzues Strategjie" për të luftuar islamofobinë dhe urrejtjen anti-arabe.
Ndërkohë që SHBA-të mbështesin gjenocidin e regjimit sionist në Rripin e Gazës, administrata e Biden për të pastruar vete, pa përmendur fare rrënjët e dhunës shtetërore kundër myslimanëve në Amerikë, miratoi simbolikisht dokumentin "Luftimi i Islamofobisë" dhe më 12 dhjetor, publikoi dokumentin "Udhëzuesi Strategjik" për të luftuar islamofobinë dhe urrejtjen anti-arabe. Një dokument ky që ka ngjallur shumë reagime negative.
Faqja e internetit "Middle East Eye" për këtë në një raport të titulluar "Lëvizjet simbolike", ka shkruar: "Ky udhëzues strategjik i Shtëpisë së Bardhë është vetëm shfaqja e fundit e angazhimit sipërfaqësor dhe kryesisht simbolik të administratës Biden në lidhje me komunitetet myslimane".
Në këtë raport specifikohet: "Myslimanët amerikanë nuk kanë nevojë për një ndërlidhës mysliman në Shtëpinë e Bardhë. Ata kanë nevojë për t'i dhënë fund dhunës shtetërore ndaj tyre".
Sipas ParsToday, në një pjesë tjetër të këtij raporti, duke iu referuar sloganit të Biden në këtë tekst, në lidhje me realizimin e “lirisë dhe mundësive për të gjithë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, shkruhet: "Pretendime të tilla janë të rreme duke pasur parasysh trashëgiminë historike të gjenocidit, dëbimit anash, refuzimit dhe dhunës së këtij shteti kolonialist. Por pjesa e ashpër e këtij mitizimi është se pavarësisht kësaj gënjeshtre të dukshme, ajo vazhdon të funksionojë edhe sot".
Pas pesëmbëdhjetë muajve të luftës në Rripin e Gazës dhe gjenocidit ndaj palestinezëve nga regjimi pushtues sionist, i cili mbështetet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ky dokument është veprimi i fundit i Shtëpisë së Bardhë ndaj komuniteteve arabe dhe myslimane në Shtetet e Bashkuara. Ky udhëzim ose udhëzues strategjik filloi me deklaratën e Joe Biden në reagim të prerjes së kokës së një djali mysliman palestinezo-amerikan gjashtëvjeçar, Wadia Al-Fayoumeh, nga pronari i shtëpisë kur rrinte ai me qera. Më pas, ky dokument krahason atmosferën aktuale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës me periudhën pas sulmeve të 11 shtatorit, në të cilën myslimanët, arabët dhe qytetarët aziatikë u vunë në shënjestër, ndërsa duke përsëritur fjalët e Biden në dënimin e dhunës ndaj këtyre komuniteteve, mundohet të zvogëlojë rolin e strukturave shtetërore në margjinalizimin e kësaj çështjeje. Megjithatë, Biden theksoi një shembull specifik të dhunës shtetërore, që është ndalimi i myslimanëve që ishte bërë nga Donald Trump. Më pas ai lavdëron veten për anulimin e politikës së gabuar të ndalimit të udhëtimit të myslimanëve në Amerikë në ditën e parë të presidencës së tij.
Pavarësisht sloganit të luftës kundër islamofobisë, qeveria Biden, në praktikë, mbështet plotësisht dhe në mënyrë gjithëpërfshirëse Izraelin për gjenocidin dhe vrasjen e palestinezëve në Rripin e Gazës, nga njëra anë, dhe injoron shkeljen e të drejtave të myslimanëve dhe arabëve në Amerikë dhe ushtrimit të të gjitha llojeve të kufizimeve dhe dhunës ndaj myslimanëve, prandaj kjo qeveri në veprim është shndërruar në një faktor të madhe për inkurajimin e islamofobisë dhe përhapjes së dhunës kundër myslimanëve. Në këtë kontekst, Michael Casey, ish-përfaqësues politik i Zyrës për Çështjet Palestineze në Departamentin Amerikan të Shtetit, kritikoi politikën e qeverisë Joe Biden ndaj luftës në Rripin e Gazës dhe tha: “Uashingtoni nuk i kushton vëmendje vuajtjeve të palestinezëve dhe ndjek interesat e Izraelit. Është krejtësisht e turpshme që qeveria amerikane është dorëzuar ndaj kërkesave të Izraelit dhe e mbështet atë pavarësisht se e di që veprimet izraelite në Rripin e Gazës janë të gabuara". Kjo gjë ka nxitur zemërim dhe kritika dhe presidentit demokrat të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i është vënë nofka “Joe the Genocide”.
Nga ana tjetër, pretendimet e qeverisë Biden në këtë dokument për domosdoshmërinë e qëndrimit kundër përhapjes së urrejtjes ndaj myslimanëve në një vend të lirë dhe të bazuar në drejtësi janë në kundërshtim me faktet objektive në Amerikë. Pretendime të tilla jo vetëm që e banalizojnë dhunën shtetërore kundër shumë prej grupeve që ajo pretendon se mbrohen nga krimet e urrejtjes, por edhe duke bindur komunitetet e synuara (këtu, myslimanët dhe arabët) se qeveria në praktikë, Amerika është e interesuar për sigurinë dhe mirëqenien e tyre, kërkon t'i mashtrojë dhe vetëm t'i qetësojë.
Islamofobia e organizuar në Amerikë ka gjetur çdo ditë dimensione të reja dhe ka çuar në formimin e antiislamizmit, që nënkupton përballje dhe veprime konkrete kundër Islamit dhe myslimanëve. Këto trajtime kanë gjetur dimensione të ndryshme politike, sociale, mediatike dhe tashmë edhe fizike. Vala e përhapur dhe e planifikuar e islamofobisë është shfaqur në formate të ndryshme zyrtare dhe jozyrtare dhe duke krijuar një imazh konfuz dhe të shtrembëruar për Islamin dhe myslimanët, ka vendosur shumë kufizime dhe presione psikologjike dhe ligjore ndaj myslimanëve që jetojnë në Amerikë. Në të njëjtën kohë, qëndrimet dhe veprimet e disa zyrtarëve amerikanë kanë për qëllim përhapjen e islamofobisë dhe nxitjen e dhunës ndaj myslimanëve. Në veçanti, Donald Trump, ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, nga Partia Republikane, ka qenë lider i islamofobisë dhe urrejtjes ndaj myslimanëve në Amerikë dhe në Perëndim.
Nga ana tjetër, në Amerikë, antiislamizmi dhe aktet e diskriminimit dhe dhuna verbale dhe fizike ndaj myslimanëve për shkak të rritjes së ndjeshme të grupeve të ekstremit të djathtë, veçanërisht gjatë presidencës së Donald Trump, janë në rritje. Sulmi i xhamive dhe vënia e zjarrit në objektet islame të adhurimit, sulmet fizike dhe verbale kundër myslimanëve dhe madje jomyslimanëve që duken të ngjashëm me njerëzit e vendeve islamike në Azinë Perëndimore, dhe diskriminimi i pasuesve të Islamit në çështje të ndryshme arsimore dhe profesionale, janë vetëm disa shembuj të antiislamizmit në rritje.