Hill: Trump do të marrë qasjen e negociatave me Iranin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i166102-hill_trump_do_të_marrë_qasjen_e_negociatave_me_iranin
Faqja e revistës amerikane Hill në një artikull duke iu referuar rolit thelbësor të energjisë së lirë në avancimin e synimeve ekonomike të Donald Trump shkruante se për këtë qëllim ai ndoshta do të adoptojë një qasje negociuese në lidhje me Iranin.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 24, 2024 20:00 Europe/Tirane
  • Hill: Trump do të marrë qasjen e negociatave me Iranin

Faqja e revistës amerikane Hill në një artikull duke iu referuar rolit thelbësor të energjisë së lirë në avancimin e synimeve ekonomike të Donald Trump shkruante se për këtë qëllim ai ndoshta do të adoptojë një qasje negociuese në lidhje me Iranin.

Sipas IRNA, në këtë artikull thuhet: "Për shkak se Trump kërkon naftë të lirë për të ndihmuar rritjen ekonomike amerikane, ai do të shmangë luftën me Iranin. Nëse Gjiri Persik përfshihet në një luftë, Teherani mund të vendosë mina në ngushticën e Hormuzit dhe të parandalojë transportin e 30% të dërgesave të naftës dhe 20% të dërgesave të gazit".

Në vazhdim të këtij shkrimi thuhet: "Edhe pse presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka theksuar se nuk do ta lejojë Iranin të marrë armë bërthamore, ai në fillim me siguri do të testojë qasjen e negociatave. Për këtë ai ka nevojë për një ndërmjetës që e njeh mirë rajonin dhe aktorët e tij. Disa vende arabe e shohin mandatin e dytë të presidencës së Trump si një mundësi për të vendosur më shumë marrëdhënie tregtare me Shtetet e Bashkuara, ndër të cilat Katari, me të cilin Trump ka një histori konstruktive, duket të jetë një opsion i përshtatshëm".

Jake Sullivan , këshilltari i sigurisë kombëtare i administratës së Bidenit , i tha së fundmi CNN se Trump mund të luajë një rol kyç në arritjen e një marrëveshjeje bërthamore me Iranin.

Wendy Sherman , diplomate e lartë e administratës Obama, gjithashtu kohët e fundit pranoi rritjen e aftësisë bërthamore të Iranit dhe vështirësinë e përmbushjes së premtimit të Trump për të arritur një marrëveshje me Teheranin dhe tha se Donald Trump synon të negociojë me Iranin dhe të arrijë një marrëveshje më të mirë.