Urime për ditëlindjen e Hazretit Isa (a.s.)
Sot, të mërkurën, më 25 dhjetor 2024, është përvjetori i lindjes së bekuar të Hazretit Isa Mesih (paqja e Zotit qoftë mbi të!).
Hazreti Isa (paqja e Zotit qoftë mbi të!), i cili përmendet në Kur'anin e Shenjtë si "Ruhullah" (Shpirti i Zotit), është biri i zonjës së bekuar Merjem (paqja e Zotit qoftë mbi të!).
Duke konfirmuar Tevratin, librin qiellor të hebrenjve, hz. Isa njoftoi se pas tij do të vinte një profet, emri i të cilit do të ishte Ahmed, (Profeti Muhamed s.a.v.s., profeti i nderuar i Islamit).
Të krishterët mbajnë një ritual të veçantë në ditëlindjen e bekuar të hazretit Isa, profetit të madh të Zotit, i cili është rituali më i njohur për të gjithë: zbukurimi i një peme të gjelbër në shtëpitë e tyre.
Radio dhe Televizioni i Republikës Islamike të Iranit uron ditëlindjen e bekuar të Hazretit Isa Mesih (paqja e Zotit qoftë mbi të!) për të gjithë ndjekësit dhe dashamirët e tij.