Katari kërcënon se do të ndërpresë gazin për vendet evropiane
(last modified Sat, 28 Dec 2024 07:12:06 GMT )
Dhjetor 28, 2024 08:12 Europe/Tirane
  • Katari kërcënon se do të ndërpresë gazin për vendet evropiane

Qeveria e Katarit ka kërcënuar se do të ndalojë eksportin e gazit në vendet evropiane, nëse gjobitet sipas ligjeve të reja të emetimeve në Evropë.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, cituar nga "Financial Times", Saad Al-Kaabi, ministri i Energjisë së Katarit, kërcënoi Bashkimin Evropian se nëse e gjobisin Katarin me pretekstin e zbatimit të ligjeve të reja mjedisore, ky vend do të ndalojë eksportin e gazit natyror të lëngshëm në Evropë.

Sipas një ligji që do të zbatohet së shpejti nga Bashkimi Evropian, kompanitë që nuk respektojnë kërkesat e emetimeve, të të drejtave të njeriut ose ato të punësimit të vendosura nga Bashkimi Evropian, do të gjobiten.

Sipas ligjit të hartuar, vendet evropiane mund të gjobisin kompanitë që shkelin ligjet e reja të emetimeve madje deri në 5% të të ardhurave të tyre vjetore.

Al-Kaabi tha: "Nëse Katari do të humbasë 5% të të ardhurave të tij vjetore përmes eksporteve në Evropë, atëherë ne nuk do të shkojmë në Evropë dhe ky kërcënim nuk është aspak një bllof."

Më tej, ai theksoi: "5% e të ardhurave vjetore të 'Qatar Energy Company' është në fakt 5% e të ardhurave të të gjithë shtetit të Katarit. Këto janë paratë e popullit dhe ne nuk mund të lejojmë një humbje të tillë. Sigurisht, askush nuk do ta pranonte humbjen e një sasie të tillë parash."