Zelensky i kërkon Kinës të ushtrojë presion ndaj Phenianit
(last modified Sat, 28 Dec 2024 18:47:29 GMT )
Dhjetor 28, 2024 19:47 Europe/Tirane
  • Zelensky i kërkon Kinës të ushtrojë presion ndaj Phenianit

Volodymyr Zelensky ka akuzuar Rusinë për dërgimin e ushtarëve të Koresë së Veriut në vijën e frontit në Ukrainë me “mbrojtjen minimale”.

Presidenti ukrainas tha se “ushtarët e Koresë së Veriut po pësonin shumë humbje dhe ushtria ruse, së bashku me mbikëqyrësit e Phenianit, nuk janë aspak të interesuar për mbijetesën e tyre”.

“Populli korean nuk duhet të humbasë njerëzit e tij në betejat në Evropë”, tha Zelensky teksa u bëri thirrje fqinjëve të Koresë së Veriut, përfshirë Kinën, që të bëjnë presion mbi Phenianin për të tërhequr trupat e saj nga Ukraina.

“Nëse Kina është e vërtetë në deklaratat e saj se lufta nuk duhet të zgjerohet, ajo duhet të ushtrojë ndikimin e duhur në Phenian”, theksoi Zelensky.

Presidenti ukrainas ka akuzuar gjithashtu kryeministrin e Sllovakisë Robert Fico për hapjen e një “fronti të dytë energjetik” kundër Ukrainës me urdhër të Rusisë.

“Duket se Putini i dha Ficos urdhrin për të hapur frontin e dytë të energjisë kundër Ukrainës në kurriz të interesave të popullit sllovak”, shkroi presidenti ukrainas në rrjetin social X.

“Kërcënimet e Ficos për të ndërprerë furnizimin me energji emergjente të Ukrainës këtë dimër ndërsa Rusia sulmon termocentralet dhe rrjetin tonë të energjisë mund të shpjegohen vetëm me këtë”, theksoi ndër të tjera udhëheqësi ukrainas.