Irani: Industria bërthamore e Iranit nuk do të ndalet
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i171482-irani_industria_bërthamore_e_iranit_nuk_do_të_ndalet
Pars Today - Zëdhënësi i Organizatës së Energjisë Atomike të Republikës Islamike të Iranit, duke deklaruar se industria bërthamore i ka rrënjët në tokën iraniane, theksoi: Kjo industri nuk do të ndalet.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Qershor 24, 2025 20:26 Europe/Tirane
  • Kamalvandi: Industria bërthamore e Iranit nuk do të ndalet
    Kamalvandi: Industria bërthamore e Iranit nuk do të ndalet

Pars Today - Zëdhënësi i Organizatës së Energjisë Atomike të Republikës Islamike të Iranit, duke deklaruar se industria bërthamore i ka rrënjët në tokën iraniane, theksoi: Kjo industri nuk do të ndalet.

Sipas Pars Today, duke cituar Tasnim, Behrouz Kamalvandi, zëvendësdrejtor dhe zëdhënës i Organizatës së Energjisë Atomike të Iranit, të martën në përgjigje të sulmit të SHBA-së dhe regjimit sionist ndaj objekteve paqësore bërthamore të Iranit theksoi: Ata duhet ta dinë se kjo industri i ka rrënjët në vendin tonë dhe nuk mund ta çrrënjosin dot. Ai deklaroi: Duke pasur parasysh kapacitetin dhe aftësitë që ne kemi, zhvillimi i kësaj industrie do të vazhdojë natyrshëm dhe nuk do të ndalet.