Problemet e Evropës nga ndalimi i tranzitit të gazit rus
Me skadimin e marrëveshjes së transitit të gazit midis Rusisë dhe Ukrainës më 31 dhjetor, Evropa do të humbasë qasjen në një pjesë të gazit që i nevojitet dhe do të përballet me shumë probleme .
E ardhmja e tranzitit të gazit përmes Ukrainës ka arritur një pikë kritike. Nëse një marrëveshje e minutës së fundit nuk arrihet deri të mërkurën, tranziti i miliarda metra kub gaz rus do të ndërpritet. Ukraina ka qenë nën presionin e kryeministrit sllovak Robert Fico dhe një grupi kompanish të Evropës Qendrore, për të vazhduar tranzitin e gazit nga kufiri i saj lindor me Rusinë për blerësit e BE-së. Nëse Europa në ditët e fundit të vitit 2024nuk arrin të gjejë një alternativë për tranzitin e gazit dhe eksporti i gazit rus përmes Ukrainës ndalohet, atëherë ajo do të përballet me shumë probleme që do të intensifikohen nga furnizimi i kufizuar në tregun e gazit.