Një raketë godet një dron ushtarak amerikan në Jemen
(last modified Sun, 29 Dec 2024 07:59:22 GMT )
Dhjetor 29, 2024 08:59 Europe/Tirane
  • Një raketë godet një dron ushtarak amerikan në Jemen

Forcat e armatosura të Jemenit me një raketë tokë-ajër rrëzuan dronin e 13-të të ushtrisë amerikane në provincën Al-Bayda të Jemenit.

Zëdhënësi i forcave të armatosura të Jemenit tha: Mbrojtja ajrore e forcave të armatosura të Jemenit, me mbështetje tek Zoti, arriti të rrëzojë një dron  MQ-9 të forcave amerikane gjatë kryerjes së misioneve armiqësore në qiellin e provincës " Al Bayda ". Operacioni për rrëzimin e këtij droni u krye me një raketë tokë-ajër të prodhimit vendas. Ky është droni i 13-të që sistemet tona mbrojtëse kanë rrëzuar gjatë betejës "Clirimi i Premtuar dhe Xhihadi i Shenjtë" në mbështetje të Gazës.