Rrëzohet një avion në Korenë e Jugut
(last modified Sun, 29 Dec 2024 07:59:30 GMT )
Dhjetor 29, 2024 08:59 Europe/Tirane
  • Rrëzohet një avion në Korenë e Jugut

Një avion pasagjerësh në Korenë e Jugut u rrëzua dhe doli nga pista. Si pasojë e zjarrit kanë humbur jetën 85 persona.

Agjencia Kombëtare e Zjarrfikësve të Koresë së Jugut tha se zjarri në aeroplan tashmë pothuajse është shuar dhe punonjësit e shpëtimit po përpiqen të evakuojnë pasagjerët e avionit të kompanisë " Jeju Air " që ndodhen në aeroportin e qytetit Moan në jug të Koresë së Jugut. Agjencia konfirmoi numrin e të vdekurve dhe shtoi se forcat e emergjencës nxorën të gjallë dy persona, mes tyre një pasagjer dhe një anëtar i ekuipazhit.