Ka ndërruar jetë ish-presidenti amerikan Jimmy Carter
(last modified Mon, 30 Dec 2024 07:35:59 GMT )
Dhjetor 30, 2024 08:35 Europe/Tirane
  • Ka ndërruar jetë ish-presidenti amerikan Jimmy Carter

Ish-presidenti amerikan Jimmy Carter vdiq të dielën mbrëma sipas kohës lokale në moshën 100-vjeçare.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Carter, i cili ishte anëtar i Partisë Demokratike, erdhi në pushtet në vitin 1977 dhe shërbeu vetëm një mandat si president.

Katër vitet e presidencës së tij u shoqëruan me kriza serioze, si mbajtja e pengjeve në ambasadën amerikane në Teheran fill pas Revolucionit Islamik të Iranit dhe pushtimi i Afganistanit nga Bashkimi Sovjetik.

Presidenca e Carter përkoi me pushtimin e Afganistanit nga Bashkimi Sovjetik dhe Revolucionin Islamik të Iranit në vitin 1979, si dhe kapjen e folesë së spiunazhit amerikan (ambasadës amerikane) në Teheran.

Ai urdhëroi operacionin për lirimin e spiunëve amerikanë në Teheran, por ky operacion përfundimisht dështoi për shkak të stuhisë së rërës në Tabas.

Përfundimisht, performanca e tij përballë këtyre krizave, duke përfshirë dështimin për të kthyer pengjet amerikane nga Irani, e pengoi atë të arrinte në Shtëpinë e Bardhë për një mandat të dytë.

Gjithashtu, Carter luajti një rol të rëndësishëm në Marrëveshjen Camp David midis Izraelit dhe Egjiptit.

Pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, ai u angazhua në aktivitete edukative dhe themeloi Fondacionin Carter.

Carter gjithashtu fitoi Çmimin Nobel për Paqe në vitin 2002.