Rumania dhe Bullgaria hynë zyrtarisht në zonën Shengen
https://parstoday.ir/sq/news/world-i166398-rumania_dhe_bullgaria_hynë_zyrtarisht_në_zonën_shengen
Rumania dhe Bullgaria, duke hequr kontrollet kufitare, i janë bashkuar zyrtarisht Zonës Evropiane të Udhëtimit të Lirë, Shengen.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 02, 2025 09:31 Europe/Tirane
  • Rumania dhe Bullgaria hynë zyrtarisht në zonën Shengen

Rumania dhe Bullgaria, duke hequr kontrollet kufitare, i janë bashkuar zyrtarisht Zonës Evropiane të Udhëtimit të Lirë, Shengen.

Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, duke cituar agjencinë e lajmeve Reuters, Rumania dhe Bullgaria kanë hequr kontrollet e veta kufitare tokësore për t'u bashkuar me anëtarësimin e plotë në zonën e udhëtimit të lirë Shengen të Bashkimit Evropian.

Gjatë festimeve të mbrëmshme, ministrat e Brendshëm të Bullgarisë dhe Rumanisë kanë çmontuar edhe postbllokun e urës së miqësisë që ishte vendosur mbi lumin Danub. Ky vendkalim është një vendkalim kryesor për tregtinë ndërkombëtare.

Anëtarësimi zyrtar dhe i plotë i Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën Shengen filloi më 1 janar 2025.

Këshilli Evropian ra dakord për integrimin e plotë të këtyre dy vendeve në zonën Shengen më 12 dhjetor të vitit të kaluar.

Integrimi i plotë i Rumanisë dhe Bullgarisë në zonën Shengen ishte bllokuar më parë për shkak të kundërshtimit të Holandës, Hungarisë dhe Austrisë për shqetësimet mbi imigracionin e paligjshëm.

Rumania dhe Bullgaria u bashkuan me Bashkimin Evropian në vitin 2007, por rregulloret që kishin të bënin me këto dy vende në lidhje me zonën Shengen, nuk zbatoheshin.

Zona Shengen tani mbulon 25 nga 27 shtetet anëtare të BE-së, si dhe Islandën, Lihtenshtejnin, Norvegjinë dhe Zvicrën.