Biden planifikon t’i shesë 8 miliardë dollarë armë Izraelit
Departamenti Amerikan i Shtetit ka informuar Kongresin për një shitje të planifikuar të armëve prej 8 miliardë dollarësh në Izrael, ndërsa aleati amerikan po ecën përpara me krimet e tij kundër popullit palestinez në Gaza.
Sipas mediave të huaja, disa nga armët në paketë mund të dërgohen përmes stoqeve aktuale të SHBA-së, por shumica do të marrin një vit ose disa vjet për t’u dorëzuar, sipas dy zyrtarëve anonimë amerikanë.
Shitja përfshin raketa ajër-ajër me rreze të mesme veprimi për të ndihmuar Izraelin, predha artilerie 155 mm për shënjestrim me rreze të gjatë, raketa Hellfire AGM-114, bomba dhe armatime të tjera.
Njoftimi jozyrtar për Kongresin nuk është njoftimi përfundimtar përpara një shitjeje. Tani drejtuesit e Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve ose Komisionit për Marrëdhëniet me Jashtë të Senatit mund të rishikojnë paketën.