50 padi kundër ushtarëve sionistë jashtë Palestinës së pushtuar
Televizioni i regjimit sionist njoftoi se në 10 vende të botës janë paraqitur 50 padi kundër ushtarëve izraelitë aktivë në Rripin e Gazës.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, në bazë të këtij raporti, janë shtuar përpjekjet për të ndëshkuar dhe marrë masa ligjore kundër ushtarëve sionistë jashtë Palestinës.
Një gjykatë në Brazil urdhëroi të dielën policinë e këtij vendi të hetojë një ushtar sionist të akuzuar për kryerjen e krimeve të luftës në Gaza, që kishte udhëtuar për në këtë vend. Por ky ushtar arriti të arratisej nga Brazili dhe është duke u kthyer në territoret e pushtuara.
Vendimi u mor pas një ankese të paraqitur nga një organizatë anti-izraelite në Bruksel, e cila synon ndjekjen penale të ushtarëve sionistë në mbarë botën.
Ky ushtar sionist, i cili sapo kishte mbaruar shërbimin dhe kishte shkuar në Brazil për pushime, sipas vendimit të gjykatës duhej të ishte vënë nën hetim, por ai u arratis nga Brazili mbrëmjen e kaluar.
Ky ushtar sionist dyshohet se ka marrë pjesë në shkatërrimin masiv të shtëpive të civilëve në Rripin e Gazës dhe ka prova, duke përfshirë video dhe foto, që tregojnë se i dyshuari ka përdorur personalisht eksploziv dhe ka marrë pjesë në shkatërrimin e lagjeve të tëra në Gaza.
Ky incident ka shkaktuar shqetësim në Izrael. Yair Lapid, lideri i opozitës, akuzoi kabinetin qeveritar për dështim në arenën ndërkombëtare dhe kërkoi formimin e një komisioni hetimor për të parandaluar incidente të tilla.