Gjyqi i Sarkozy për marrje ryshfeti nga Gaddafi
(last modified Mon, 06 Jan 2025 18:08:07 GMT )
Janar 06, 2025 19:08 Europe/Tirane
  • Gjyqi i Sarkozy për marrje ryshfeti nga Gaddafi

Ish-presidenti i Francës është në gjyq për marrje ryshfeti nga ish-sundimtari i Libisë.

Sipas agjencisë së lajmeve Mehr, që citon Reuters, ish-presidenti i Francës po gjykohet me akuzën e skandalit financiar më të madh politik në historinë moderne të vendit. Gjyqi i Nicolas Sarkozy do të mbahet sot në Paris për t'u gjykuar me akuzën se ka marrë miliona euro nga ish-sundimtari libian Muammar Gaddafi. Sarkozy akuzohet se ka përdorur këto shuma të paligjshme për të rritur buxhetin e fushatës së tij. Në këmbim të marrjes së këtyre shumave, Sarkozy është një nga liderët e parë të vendeve perëndimore që mirëpriti marrëdhëniet me Gaddafin pas ftohjes së marrëdhënieve të Perëndimit me të, por pas disa vitesh d.m.th. në vitin 2011ai u vendos në ballë të aleatëve të NATO-s për të rrëzuar Gadafin. Gjyqi historik i ish-presidentit francez dhe 12 personave të tjerë, mes të cilëve tre ish-ministra të qeverisë franceze, do të zhvillohet pas 10 vitesh hetime. Sarkozy, i cili ishte president i Francës midis 2007 dhe 2012 , ka mohuar çdo keqbërje në këtë rast. Nëse shpallet fajtor, ai do të dënohet me 10 vite burg dhe 375 mijë euro gjobë. Ky gjyq do të mbahet tre javë pasi Sarkozy më parë në rastin e përgjimeve për akuzën e korrupsionit u dënua me një vit burg me pranga elektronike.