Gjermania kërkon të ulë sanksionet e BE-së kundër Sirisë
(last modified Wed, 08 Jan 2025 09:01:02 GMT )
Janar 08, 2025 10:01 Europe/Tirane
  • Gjermania kërkon të ulë sanksionet e BE-së kundër Sirisë

Agjencia franceze e lajmeve France-Presse (AFP) raportoi të martën mbrëma se Gjermania po përpiqet të ulë sanksionet e BE-së kundër Sirisë.

Agjencia franceze e lajmeve France-Presse (AFP) shtoi se këto përpjekje vijnë pasi vendet perëndimore kërkojnë të ndërtojnë një urë me sundimtarët e rinj të Sirisë. Bashkimi Evropian vendosi sanksione të gjera kundër ekonomisë siriane gjatë presidencës së Bashar al-Asadit.

Gjithashtu, gazeta "Financial Times" raportoi: "Në fund të dhjetorit, zyrtarët gjermanë u paraqitën kryeqyteteve evropiane dokumente që identifikonin fushat kryesore për lehtësimin e mundshëm të sanksioneve."

Propozimi i Berlinit sugjeron që disa kufizime të BE-së mund të lehtësohen gradualisht në këmbim të pranimit të disa reformave nga ana e udhëheqjes së re siriane, duke përfshirë mbrojtjen e pakicave dhe të drejtat e grave. Është gjithashtu një kusht për Damaskun që t'i përmbahet angazhimeve të veta për të siguruar mospërhapjen e armatimeve.

Sipas raporteve, fushat e propozuara për lehtësimin e sanksioneve përfshijnë sektorin bankar, atë energjitik dhe transportin.

Pas vizitës së ministres së Jashtme gjermane Annalena Baerbock dhe homologut të saj francez Jean-Noël Barrot në Siri javën e kaluar, Berlini i paraqiti propozimet e veta Bashkimit Evropian. Pritet që ministrat e jashtëm të BE-së të diskutojnë për këtë çështje në takimin e tyre të ardhshëm më 27 janar.