Udhëtimi i Makron në Liban
Janar 17, 2025 07:52 Europe/Tirane
Emanuel Makron, presidenti i Francës, mbërriti në Bejrut, kryeqytetin e Libanit, për të takuar dhe biseduar me autoritetet e qeverisë së re të Libanit.
Sipas raportit të të premtes nga Irna, të cilin e citon Al Jazeera, Emanuel Makron mbërriti disa minuta më parë në Bejrut, kryeqytetin e Libanit.
Parlamenti i Libanit zgjodhi Joseph Aoun, komandantin e ushtrisë së Libanit, si presidentin e 14-të të Libanit, duke përfunduar një periudhë më shumë se dy vjeçare që ky post ishte i paplotësuar.
Gjenerali Joseph Aoun u zgjodh president me 99 vota pro në raundin e dytë të votimit.
Kjo është hera e pestë në historinë e Libanit që një komandant ushtrie e këtij vendi arrin të bëhet president.
Tags