Ministri i Jashtëm i Danimarkës kundërshton Donald Trumpin
https://parstoday.ir/sq/news/world-i167048-ministri_i_jashtëm_i_danimarkës_kundërshton_donald_trumpin
Ministri i Jashtëm i Danimarkës ka reaguar pasi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump në një nga fjalimet e tij përsëriti dëshirën e tij për të blerë Groenlandën.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Janar 21, 2025 19:55 Europe/Tirane
  • Ministri i Jashtëm i Danimarkës kundërshton Donald Trumpin

Ministri i Jashtëm i Danimarkës ka reaguar pasi presidenti i SHBA-ve, Donald Trump në një nga fjalimet e tij përsëriti dëshirën e tij për të blerë Groenlandën.

“Nuk mundesh ta marrësh Groenlandën vetëm sepse doni ju. Sigurisht që nuk mund të kemi një rend botëror ku shtetet e mëdha, pavarësisht se si quhen, mund të marrin çdo gjë që duan”, tha ministri i Jashtëm danez, Lars Løkke Rasmussen pas fjalëve të Trump për blerjen e saj.

Løkke Rasmussen tha se ishte veçanërisht i shqetësuar për “retorikën” e presidentit të ri rreth zgjerimin të SHBA-së përtej territoreve të tanishme.

Mediat daneze raportuan se një seri bisedimesh urgjente me politikanë dhe drejtues biznesi u mbajtën gjatë gjithë ditës së sotme. Ndërkohë qeveria daneze po shqyrton përgjigjen e saj ndaj komenteve të djeshme të Trump për Groenlandën në një nga fjalimet e inaugurimit.

“Groenlanda është një vend i mrekullueshëm dhe na duhet për siguri ndërkombëtare”, tha Trump në një nga fjalimet e djeshme.