Trump hoqi ndalimin për dërgimin e bombave 2000 paundëshe në Izrael
https://parstoday.ir/sq/news/world-i167192-trump_hoqi_ndalimin_për_dërgimin_e_bombave_2000_paundëshe_në_izrael
Shtetet e Bashkuara hoqën ndalimin për pajisjen e regjimit sionist me bomba që peshojnë 2000 paund.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 26, 2025 03:33 Europe/Tirane
  • Trump hoqi ndalimin për dërgimin e bombave 2000 paundëshe në Izrael

Shtetet e Bashkuara hoqën ndalimin për pajisjen e regjimit sionist me bomba që peshojnë 2000 paund.

Mediat izraelite raportuan: Bomba të tipit N 180084 do t'i dorëzohen Izraelit në ditët në vijim. Presidenti Donald Trump ka urdhëruar heqjen e një urhdër-ndalimi të vendosur nga administrata e ish-presidentit Joe Biden për dërgesat e bombave 2000 paund në Izrael, ndërkohë që edhe bombat 1800 paund të tipit MK-84 ishin të ndaluara të dërgoheshin në Izrael. Ndalimi i vendosur nga Biden për dërgimin e këtyre armëve ishte në shenjë proteste kundër sulmit izraelit në qytetin Rafah dhe Benjamin Netanyahu, kryeministri i regjimit sionist e përdori këtë çështje për të mobilizuar republikanët kundër Bidenit. Administrata Biden gjithashtu ishte e shqetësuar se regjimi sionist do t'i përdorte këto bomba në zona të mbushura me njerëz në Gaza dhe do të shkaktonte viktima të gjera njerëzore.