Netanyahu mbërrin në Uashington për t'u takuar me Trumpin
Kryeministri i regjimit sionist Benjamin Netanyahu ka mbërritur në Uashington DC, për t'u takuar me presidentin amerikan Donald Trump.
Sipas agjencisë iraniane të lajmeve IRNA, cituar nga rrjeti CNN, bazuar në një deklaratë të Zyrës së Kryeministrisë së regjimit sionist, Netanyahu është planifikuar të takohet me presidentin amerikan Trump të martën dhe ai do të jetë zyrtari i parë i lartë i huaj me të cilin Trump takohet zyrtarisht që nga inaugurimi i tij muajin e kaluar.
Netanyahu u prit në Blair House, rezidencën zyrtare të presidentit.
Vizita e kryeministrit të regjimit sionist Benjamin Netanyahu në Uashington si i ftuari i parë i huaj i presidentit Trump është konsideruar si një bonus për pozicionin e tij të brishtë në arenën politike të Izraelit.
Takimi i Netanyahut me presidentin amerikan Trump vjen pasi armëpushimet e ndjeshme por të brishta në Gaza dhe Liban janë vendosur nën presionin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Gjatë këtij takimi, Netanyahu gjithashtu mund t'i kërkojë Trumpit të pranojë vazhdimin e luftës për një periudhë të caktuar kohore.
Megjithatë, Trump ka deklaruar më parë se ai dëshiron që lufta të përfundojë dhe nuk ka ndërmend të fillojë apo të vazhdojë ndonjë luftë.
Sipas së përditshmes "The Guardian", ministri izraelit i financave Bezalel Smotrich ka kërcënuar se do të largohet nga qeveria nëse lufta nuk rifillon.
Nga ana e tij, Hamasi, i cili ka rimarrë me shpejtësi kontrollin e Gazës që nga vendosja e armëpushimit muajin e kaluar, ka thënë se nuk do të lirojë pengjet e planifikuar për t'u liruar në fazën e dytë pa përfundimin e luftës dhe pa një tërheqje të plotë të forcave izraelite.
Gjatë kësaj vizite do të diskutohen çështje të ndryshme, duke përfshirë çështjen bërthamore dhe tensionet mes Iranit dhe Izraelit, vazhdimin e armëpushimit në Gaza dhe Liban, planin e Paqes Abrahamike, ngjarjet në Siri, marrëdhëniet Turqi-Izrael dhe mundësisht mënyrën e përballjes me Houthët e Jemenit.