Rritet inflacioni në Evropë pas vendimit të Trump për tarifat
Pas vendosjes së tarifave të rënda tregtare nga Trump për mallrat nga Kanadaja, Meksika dhe Kina, raportet zyrtare tregojnë një rritje të normave të inflacionit midis vendeve evropiane.
Sipas Euronews, në bazë të raporteve zyrtare të publikuara në vendet evropiane, normat e inflacionit në janar tejkaluan parashikimet dhe kërcënimi tarifor i Trump kundër Evropës ka bërë që të bjerë vlera e euros kundrejt dollarit.
Situata në bursat e vendeve evropiane është raportuar të jetë gjithashtu kritike.
Sipas vlerësimeve dhe raporteve të publikuara nga Eurostat, inflacioni vjetor në eurozonë u rrit në 2.5 përqind në janar 2025, krahasuar me 2.4 përqind në dhjetor 2024.
Ekspertët e ekonomisë kishin parashikuar më parë se inflacioni do të qëndronte në këtë ritëm.Çmimet e energjisë dhe ushqimeve mbetën gjithashtu të pandryshuara në 2.7 për qind, duke qenë më pak se pritjet e ekonomistëve për një rënie të tyre.
Sipas statistikave zyrtare, ndër vendet evropiane, Kroacia ka normën më të lartë të inflacionit vjetor me 5 për qind, e ndjekur nga Belgjika me 4.4 për qind dhe Sllovakia me 4.1 për qind. Normat më të ulëta të inflacionit shënuan Irlanda, Finlanda dhe Italia me përkatësisht 1.5%, 1.6% dhe 1.7%.